INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse, shqiptari i rrëmben polices pistoletën në sallën e gjyqit

Tronditëse, shqiptari i rrëmben polices pistoletën në sallën e gjyqit

Publikuar më: 09:16 18-05-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, një shqiptar në sallën e gjyqit i ka rrëmbyer pistoletën polices. Më pas ai u kap në kohë dhe nuk arriti të përdorte armën. Ai ishte dëshmimtar në gjyq dhe me njëherë ju vunë prangat. Ai është 41 vjeçari D. Mullahu, i cili jo vetëm që kishte të mbushur armën e vet, por në një moment mori edhe pistoletën e një punonjësi të policisë.

Për ngjarjen ka folur një qytetar: “Dritan Mullahu, ishte thirrur si dëshmitar në një çështje ku njërën nga palët në konflikt ai e urrente për shkak se kishin marrë në punë ish bashkëshorten e tij pas divorcit. Ndërsa gjyqi kishte filluar, ai i ka vënë në ballë revolverin atij personi, duke i thënë “më ke shkatërruar jetën, do të vdesësh. Një punonjëse e policisë është munduar ta qetësojë dhe t’i marrë armën, atëherë Mullahu ka tërhequr këmbëzën, por arma nuk shkrepi. Ndërkaq, policja është detyruar që të lerë përtokë edhe pistoletën e vet, të cilën e ka marrë 41 vjeçari dhe me dy armë në duar u kanosej gjithë të pranishmëve. Por në një moment, dy prej tyre i janë hedhur përsipër dhe e kanë çarmatosur, ndërsa policia i ka hedhur prangat.”
Tani mbi shqiptarin rëndon akuza e vrasjes me dashje në tentativë, grabitje, prishje e seancës gjyqësore dhe shkelje e legjislacionit për armët.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262