INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan ndjek të njëjtën strategji si Trump. Ja çfarë premton për Turqinë

Erdogan ndjek të njëjtën strategji si Trump. Ja çfarë premton për Turqinë

Publikuar më: 09:05 25-05-2018

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalosi programin zgjedhor të Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për zgjedhjet e ardhshme të 24 qershorit, duke u zotuar të kthejë vendin në një komb me të ardhura të larta, raporton Anadolu Agency (AA). Erdogan premtoi se shteti do të trajtojë ekonominë e sëmurë të vendit. Kreu i shtetit shpalosi programin zgjedhor të titulluar “Parlament i fortë, qeveri e fortë, Turqi e fortë” në Ankara. “Qëllimi i ri i Turqisë është të jetë ndër vendet me të ardhura të larta”, tha ai. Gjatë një tubimi të organizuar nga partia AK në kryeqytetin turk Ankara të enjten, Erdogan tha se prosperiteti ekonomik dhe avancimi teknologjik do të jenë përparësitë e tij kryesore nëse ai zgjidhet në votimin e qershorit. “Turqia jo vetëm që do të jetë e pavarur në industrinë e mbrojtjes, por gjithashtu do të bëhet një nga vendet kryesore eksportuese”, shtoi presidenti turk. Erdogan theksoi se do të rrisin shkallën e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore të grave në mbi 40 për qind deri në fund të vitit 2023. Erdogan gjithashtu tha se AK Parti do të arrijë një ekonomi të lartë e të qëndrueshme, së bashku me një rritje të pjesëmarrjes së Turqisë në ekonominë botërore në 1,5 për qind.

Article Logic
Execution time: 0.0050220489501953