INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim, besa për shqiptarët sot është thjesht mit

Studim, besa për shqiptarët sot është thjesht mit

Publikuar më: 08:31 25-05-2018

Besa është një nga vlerat më të mëdha të kombit tonë ndër shekuj. E në veprat e mitologjisë deri në ato të viteve të mëpasme për besën janë shkruar me dhjetra histori. Në kohët e sotme besa është vetëm një mit. Këtë e fakton anketa për Cilësinë e Jetës së Europës, ku përfshihen vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Rezulton se shqiptarët janë populli më mosbesues i Europës. 

Për pyetjen “A mund të thoni se pjesa më e madhe e njerëzve mund të besohen?”, për përgjigjen e saj. Shqipëria shënoi pikët më të ulëta në të gjithë Europën, vetëm 2.4. Mesatarja e Bashkimit Europian është 5.2 pikë, ku rekordin për besimin ndaj njërit - tjetrit e kanë Danimarka dhe Finlanda. Në rajon, pas nesh, më pak besim tek njërit - tjetri e kanë maqedonasit, me 3 pikë dhe më të lartë turiqit, serbët e malazezët. Interesante është që në rastin e Shqipërisë, besimin më të ulët e shfaqin ata që janë në punë, me sa duket janë të zhgënjyer nga kolegët apo eprorët, ndërsa të papunët priren të besojnë më shumë tek njëri-tjetri.
Problemet nuk lidhen vetëm me marrëdheniet personale. Mosbesimi është i lartë edhe tek institucionet. Edhe për sa i përket besimit te parlamenti, Shqipëria ka shënuar gjithashtu pikët më të ulëta në të gjithë Europën, vetëm 2.6 pikë.

Edhe për sistemin e drejtësisë shqiptarët kanë reflektuar mungesë besimi. Në të gjithë Europën kemi treguar se kem besimin më të ulët, me 2.7 pikë.
Bie në sy që më shumë besim shqiptarët kanë tek mediat, aq shumë sa për këtë pikë nuk jemi të fundit në rajon. Besimi në media në Shqipëri shënoi 4.6 pikë.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0081808567047119
    array(1) { ["section"]=> string(61) "studim-besa-per-shqiptaret-sot-eshte-thjesht-nje-mit-te-59523" }