INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna në Gaza, paralajmëron Erdogan: OKB po merr fund, bota në kaos

Dhuna në Gaza, paralajmëron Erdogan: OKB po merr fund, bota në kaos

Publikuar më: 12:14 17-05-2018

"Përballë asaj që po ndodh në Gaza, Kombet e Bashkuara nuk ekzistojnë më, janë shembur. Në këto momente, nuk arrij as të flas me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, edhe pse kemi një miqësi të mirë.

Nëse do të vazhdojë të heshtë mbi Izraelin, bota do të përfundojë në kaos”.

Kështu është shprehur president turk Recep Tayyip Erdogan.

“Nuk do të lejojmë që Jeruzalemi të pushtohet nga Izraeli. Do të mbështesim luftën e vëllezërve tanë deri në ditën ku toka palestineze, të cilat janë pushtuar prej kohësh, do të kenë paqe e siguri brenda kufijve të një shteti të lirë palestinez”, – shtoi Erdogan, i cili si president ka thirrur në Stamboll një takim të jashtëzakonshëm të 57 vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, të shoqëruar nga një manifestim i madh në shesh.

Dy ditë më parë Ankaraja vendosi të tërheqë edhe amabasadorin e saj nga Izraeli si shenjë protestë ndaj asaj që ndodhi në Gaza tri ditë më parë ku gjatë inagurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem mbetën të vrarë me dhjetra persona e me mijëra të plagosur.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266