INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OKB, popullsia shqiptare drejt tkurrjes! Do mbetemi gjysma...

OKB, popullsia shqiptare drejt tkurrjes! Do mbetemi gjysma...

Publikuar më: 08:39 09-05-2018

OKB parashikon një tkurrje alarmante të popullsisë shqiptare. Ekspertët kanë marrë në konsideratë ecurinë e popullsisë vetëm në normat bruto të lindjeve dhe vetëm sipas kësaj pike është parashikuar ulje e numrit të shqiptarëve. Po nëse i shton dhe emigracionin do të zbresë dhe më shumë. 

OKB pezanton dy projeksione, ai më pesimist parashikon që vitin në 2100 popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë.
Këto të dhëna janë vërtet alarmuese, pasi po vijuan me këto rritme dhe qeveritë nuk ndërhyjnë për më shumë politika sociale dhe kushte për çiftet e reja numri i lindjeve do ulet dhe më shumë dhe pas vitit 2100 mund të rrezikojmë gradualisht të zhdukemi fare si komb.

Article Logic
Execution time: 0.0033252239227295