INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri i ri spanjoll shmang katastrofën humanitare. 629 emigrantët do të zbresin në portin e Valencias

Kryeministri i ri spanjoll shmang katastrofën humanitare. 629 emigrantët do të zbresin në portin e Valencias

Publikuar më: 16:29 11-06-2018

Spanja vendosi që të marrë anijen e shpëtimit e cila kishte mbetur në detin Mesdhe pasi Italia dhe Malta refuzuan ta linin atë të ankorohej në portet e tyre. Rreth 629 emigrantë janë në bordin e “Aquaris”, një anije shpëtimi e drejtuar nga bamirësitë Medecins Sans Frontieres dhe Sos Mediterranee, jashtë brigjeve të Libisë të shtunën. Midis tyre ndodhen 123 të mitur të pa shoqëruar, 11 fëmijë dhe shtatë gra shtatzëna. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili mori postin vetëm një javë më parë, dha urdhër që anija të pranohej në portin e Valencias. "Është detyra jonë për të ndihmuar në shmangien e një katastrofe humanitare dhe për të ofruar një port të sigurt për këta njerëz, për të përmbushur detyrimet tona për të drejtat e njeriut", tha zyra e Kryeministrit. Midis Italisë dhe Maltës pati tensione lidhur me vendin duhet të pranonte anijen e shpëtimit të OJQ-ve. Anija u nis drejt Italisë, por ministri i ri i Brendshëm nuk e lejoi atë të ankorohej dhe tha se duhet të shkonte në Maltë. Kjo e fundit refuzoi dhe deklaroi se anija ishte përgjegjësia e Italisë pasi shpëtimi ishte mbikëqyrur nga roja bregdetare italiane. Annelise Bourges i Euronews është e vetmja gazetar televiziv që ndodhet në anije. Ajo dëshmoi shpëtimin dramatik të emigrantëve dhe bëri publik faktin se ekipi në bord deklaroi se do ti mbante emigrantët në anije, ndonëse ushqimet dhe burimet ujore ishin të pakta.

Burimi: Euronews

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984