INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Belgjikë, përplasje mes bandave shqiptare, 1 grua e vdekur dhe 4 të plagosur

E rëndë! Belgjikë, përplasje mes bandave shqiptare, 1 grua e vdekur dhe 4 të plagosur

Publikuar më: 18:50 11-06-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Belgjik ku si pasojë e një përplasje mes bandave rivale shqiptare ka humbur jetën një 43-vjeçare dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave belge, gruaja është futur mes personave që ishin përfshirë në konflikt për të mbrojtur mikun e saj por është plagosur nga një makinë e bandës rivale duke i shkaktuar kështu dhe vdekjen.

Sipas dëshmitarëve bandat kanë përplasur makinat me njëra tjetrën duke plagosur dhe kalimtarë.

Personat e plagosur janë transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka vendosur në pranga disa nga pjesëtarët e bandave.

Article Logic
Execution time: 0.0036242008209229