INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina përplaset me betonin e autostradës, humb jetën i riu

Makina përplaset me betonin e autostradës, humb jetën i riu

Publikuar më: 19:53 26-12-2017

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Fier pasditen e së martës. Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet J.I. i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Aksidenti fatal ka ndodhur në afërsi të fshatit Baltëz ku mjeti me targë AA 045 PU ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen e mënjehershme shoferit 26-vjeçar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht raportohet se 26-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508