INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
50-vjeçari denoncon  zhdukjen e së bijës: Jetonte në konvikt, është larguar për në...

50-vjeçari denoncon zhdukjen e së bijës: Jetonte në konvikt, është larguar për në...

Publikuar më: 19:25 26-12-2017

50-vjeçari nga Babrruja ka bërë një denoncim në polici, ku thotë se i është zhdukur vajza e cila më parë jetonte në një konvikt në qytetin e Elbasanit.

Sipas 50 -vjeçarit vajza ka ikur në Greqi. Menjëherë pas denoncimit të bërë nga i ati i vajzës me iniciale A.D 20-vjeç, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Për më shumë shikoni njoftimin e mëposhtëm:

Njoftim i policisë

Më datë 26.12.2017, shtetasi A.D, vjeç 50, banues në Babrru Kodër, kallëzon se, më datë 24.12.2017, i është larguar nga konvikti i fakultetit ku studionte në Elbasan, për në shtetin grek vajza, A.D, vjeç 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415