INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë në horizont, kërcënon Irani: Nëse SHBA sulmon, shkatërrojmë për gjysmë ore

Luftë në horizont, kërcënon Irani: Nëse SHBA sulmon, shkatërrojmë për gjysmë ore

Publikuar më: 14:11 02-07-2019

Një zyrtar i lartë i parlamentit iranian deklaroi se Izraeli mund të shkatërrohej për gjysmë ore nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin.

Javët e tensioneve kulmuan muajin e fundit me vendimin e fundit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për të tërhequr sulmet e planifikuara mbi Iranin, pasi Teherani rrëzoi një dron të SHBA-së.

Uashingtoni gjithashtu e akuzoi Iranin se qëndron pas sulmeve kundër anijeve në Gjirin Persik, gjë të cilën Teherani e mohon.

“Nëse SHBA na sulmon, vetëm gjysmë ore do të ketë jetëgjatësi Izraeli”, tha për agjencinë Mehr, Mojtaba Zolnour, kryetari i komisionit të parlamentit iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme.

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se jenë një kërcënim serioz ndaj stabilitetit global dhe rajonal, ndërsa tensionet vazhdojnë në Gjirin Persik.

Article Logic
Execution time: 0.00313401222229