INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irani dënon aktivisten me 38 vjet burg dhe 148 goditje me kamxhik

Irani dënon aktivisten me 38 vjet burg dhe 148 goditje me kamxhik

Publikuar më: 15:43 12-03-2019

38 vite burg dhe 148 goditje me kamxhik është ky dënimi që një gjykatë në Teheran ka dhënë ndaj Nasrin Sotoudeh, një avokate iraniane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut.

Akuzat kundër saj variojnë nga “bashkëpunimi kundër sigurisë kombëtare”, ndaj “propagandës kundër shtetit”, nga “nxitje për korrupsion dhe prostitucion” në “paraqitje publike pa hixhabe”. Sipas Amnesty International, dënimi është “një padrejtësi e turpshme”.

Aktivistja i mohon të gjitha akuzat e ngritura. Ndërsa grupet e të Drejtave të Njeriut kanë deklaruar se i tillë dënim është shumë i lartë e tronditës, për një individ, që ka fituar çmime të rëndësishme në fushën e mbrojtjes të të drejtave njerëzore.

Avokati i saj ka deklaruar se ndaj Sotudeh janë ngritur akuzat “përhapja e informacionit kundër shtetit”, “fyerja e udhëheqësit suprem të Iranit” si dhe “spiunazh”.

Article Logic
Execution time: 0.0022709369659424