INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-këshilltari i Ilir Metës pranon mandatin e deputetit

Ish-këshilltari i Ilir Metës pranon mandatin e deputetit

Publikuar më: 15:22 12-03-2019


Ralf Gjoni, i cili ka qenë këshilltar i ish-kryeparlamentarit Ilir Meta për politikën e jashtme, ka pranuar mandatin e deputetit për qarkun e Tiranës.

Gjoni i cili është në listën zgjedhore të LSI-së, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit.

Në seancë e radhës, KQZ do të shqyrtojë formularin e tij, për t'i dhënë më tej zyrtarisht mandatin e deputetit.

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447