INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet e dëborës, ARRSH: Akset ku duhet të përdorni zinxhir

Reshjet e dëborës, ARRSH: Akset ku duhet të përdorni zinxhir

Publikuar më: 17:05 12-03-2019

Përkeqësimi i motit dhe rënia e papritur e temperaturave e shoqëruar me reshje të vazhdueshme dëborë, ka sjellë vështirësi për kalimin në disa akse rruge.

ARRSH njofton të gjithë drejtuesit të kenë kujdes në akset Boboshticë-Dardhqë-Qafë Qarri-Ersekë si dhe Voskop-Voskopoje ku qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhir.

“Në juglindje reshjet e dëborës vazhdojnë ende me intesitet te larte prej ores 12:00.Po punohet per mirëmbajtjen dimërore.

Kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë – Dardhë, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë nga km 14 -25. Voskop-Voskopoje pjesërisht me zinxhir. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.”-njofton ARRSH.

Si pasojë e motit të keq probleme janë hasur në Lezhë ku era e fortë ka rrëzuar disa pemë duke dëmtuar varrezat e qytetit. Edhe në Vaun e Dejës ka patur probleme me energjinë elektrike.

Article Logic
Execution time: 0.0042369365692139