INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperatura deri në -11 gradë/ Kini KUJDES, ja rrugët ku kalohet me vështirësi

Temperatura deri në -11 gradë/ Kini KUJDES, ja rrugët ku kalohet me vështirësi

Publikuar më: 11:59 25-02-2019

Pas temperaturave të ulëta që mbërthyen sërish vendit tonë dhe reshjeve të borës në disa rrethe, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit.

ARRSH bën me dije se në Qarkun Korçë gjate natës nuk ka pasur reshje ndërsa temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë.

''Kompania e mirëmbajtjes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen pjesore të kripës.
Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir në rrugën e Dardhës nga km 9 - km 10. Në Veri qarkullohet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë (15 km e fundit)'', thuhet në njoftimin e ARRSH.

Article Logic
Execution time: 0.0028209686279297