INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkuan SHKARKIMIN e Arta Markut, kreu i KLP i kthen përgjigje PD dhe LSI-së

Kërkuan SHKARKIMIN e Arta Markut, kreu i KLP i kthen përgjigje PD dhe LSI-së

Publikuar më: 12:13 25-02-2019

Pas kërkesës që opozita bëri për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka kthyer një përgjigje zyrtare ditën e sotme.

Ibrahimi është shprehur se e drejta për nisjen e procesit hetimor i takon Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe dhe deri në krijimin e këtij Inspektoriati, procedimi do të bëhet nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, rreth një muaj më parë kanë kërkuar që kryeprokurorja Arta Marku të shkarkohet nga posti.

Sipas tyre “Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor”.

Më herët në mbledhjen e KLP u rrëzua kërkesa e PD dhe LSI. Pas mbledhjes Ibrahimi deklaroi për mediat se KLP nuk ka kompetenca për të shqyrtuar kërkesën e opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344