INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse shëndeti i shqiptarëve është përmirësuar sërish jemi larg shteteve të zhvilluara

Edhe pse shëndeti i shqiptarëve është përmirësuar sërish jemi larg shteteve të zhvilluara

Publikuar më: 11:55 25-02-2019

Indeksi i Shëndetit të Bloomberg për 2019 rendit Shqipëria në vendin e 43-të në botë sa i përket shëndetit. Vihet re një përmirësim pasi vendi ynë rezulton me një rritje prej 7 shkallësh krahasuar me vitin 2018. Në studim u morrën rreth 169 shtete dhe merren në konsideratë të gjitha komponentët që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Në rajon, janë malazezët, që renditen në vendin e 41-të, më të shëndetshmit në Ballkan. Boshnjakët i ndjekin në renditje, në vendin e 42 të të gjithë listës së studiuar, më pas vijnë shqiptarët. Kurse Serbia e 55-a dhe Maqedonia e 56-a, kanë popullsinë më pak të shëndetshme në rajon.

Po Shqipëria dhe se është përmirësuar është ende larg shteteve të zhvilluara të Europës, pasi 6 prej tyre janë në dhjetëshen e parë të vendeve me popullsinë më të shëndetëshme në botë.
Bëhet fjalë për Islandën, që është në vendi i tretë, Zvicrën në të pestë, Suedinë në të gjashtë dhe Norvegjinë në të nëntë. Kurse e para është Spanja dhe dyta Italia.
Japonia është kombi më i shëndetshëm aziatik, duke u renditur tre vende më sipër nga sondazhi i vitit 2017, pra në vendin e katërt në 2019 dhe duke zëvendësuar Singaporin, i cili ra në vendin e tetë.

shendeti_tabeleok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375