INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indeksi, sa lehtë është të udhëtosh me një pasaportë shqiptare [Renditja]

Indeksi, sa lehtë është të udhëtosh me një pasaportë shqiptare [Renditja]

Publikuar më: 14:40 04-12-2018

Sipas “Indeksit të Pasaportave” i cili përcakton qasjen e lirë dhe pa viza, Shqipëria në 7 muaj është ngjitur me 8 vende.

Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet e 42-ta në botë, me përkatësisht 70 vende ku mund të udhëtohet me pasaportë shqiptare pa nevojën e vizës. Studimi bëhet kryesisht për të kuptuar se çfarë lehtësish kanë udhëtarët, si turistë, ashtu edhe në fushën e biznesit dhe investimeve, çka e bën një vend më të hapur ndaj mundësive sesa një tjetër.

Këtë herë nuk renditet më Singapori në krye të listës, pasi vendin e tij e kanë zënë Emiratet e Bashkuara Arabe. Vendin e dytë e zë Singapori dhe të tretin pasaporta gjermane.

Një aspekt i veçantë që trajtohet nga ky indeks është shtetësia sipas investimit, sipas të cilit Shqipëria nuk bën pjesë në këtë grup.

“Indeksi i Pasaportave” është mjeti interaktiv më popullor në botë, i cili grumbullon, shfaq dhe rendit pasaportat e botës.

 

al.PNG

 

2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705