INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në pikat postare në Qarkun Tiranë mungojnë kuponët për pasaporta! Qytetarët ankohen...[VIDEO]

Publikuar më: 16:14 19-09-2018

Para se qytetarët aplikojnë për t’u pajisur me karta indentiteti dhe pasaporta duhet të kryejnë pagesën dhe të pajisen me kupon nëpër pikat postare. Po këto dy ditë në disa nga njësitë postare, qytetarët janë përballur me mungesën e tyre dhe duke qënë se kanë patur emergjenca janë detyruar t’i drejtohen Postës Qëndrore. Ata thonë se zvaritjet dhe sorollatjet s’kanë fund. Ka dhe nga ata qytetarë që janë edhe më shumë të indinjuar, pasi nuk jetojnë brenda në Tiranë po në një qytete tjetër të qarkut në Kamëz. Në këtë pikë postare dje nuk ka patur fare kupona, por dhe sot sasia ka qënë e limituar, pasi në orën 11 ato kanë përfunduar. E kjo zonjë është detyruar të sakrifikojë kohën dhe paratë për të shkuar tek Posta qëndrore në Tiranë për të marrë kuponin, pasi ka ditë që në postën e zonës së saj nuk gjen kupona.

E njëjta situata është në shumë pika postare në kryeqytet. IN Tv mësoi se dhe në njësinë postare 8/2 nuk kishte sot kupona, po kështu dhe në disa të tjera. Po dhe në ato pika postare që kishte gjendje si kjo tek 21 dhjetori, numër 9 sasia, që dërgon Posta Qëndrore asnjëherë s’është e mjaftueshme, pasi gjithnjë ato mbarojnë para kohe.

Article Logic
Execution time: 0.0033788681030273