INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të parët në rajon për ndërtime, por të fundit për investime strategjike

Të parët në rajon për ndërtime, por të fundit për investime strategjike

Publikuar më: 16:08 18-09-2018

Banka Europiane e Investimeve raporton se në vendin tonë mungojnë investimet e mirëfillta në sektorë jetikë. Në raportin që janë përfshirë 6 vendet e Ballkanit rezulton, se Shqipëria është e fundit në rajon kur bëhet fjalë për vepra publike në infrastrukturë. Me një normë në më pak se 1% të PBB, Shqipëria sipas BERZH është e fundit në rajon për investimeve të mirëfillta në energji, furnizim me ujë, transport, komunikacion, edukim dhe shëndet. Edhe këtu, pjesën më të madhe e merr energjitika me 70%.

Të dhënat që dalin në pah nga raporti shërbejnë si një bazë e vlefshme krahasimore mes gjashtë vendeve, që ndër të tjera janë edhe aspirante për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian në të ardhmen, duke qenë kështu pjesë e një gare mes tyre.
Nëse për vepra të mëdha publike jemi të fundit vendi ynë vijon të jetë në krye të shteteve të rajonit sa i përket normës së investimeve në ndërtim, në afro 19% të Prodhimit të Brendshëm bruto. Pra këtu ndërtohen pallate dhe godina më shumë se në çdo vend të rajonit.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504