INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilva Tare shuan heshtjen, publikon foto në televizionin e ri [FOTO]

Ilva Tare shuan heshtjen, publikon foto në televizionin e ri [FOTO]

Publikuar më: 16:33 18-09-2018

Është folur shumë këto ditë në medie e rrjetet sociale për një projekt të ri mediatik që ka “gllabëruar” edhe ish- drejtoreshën e Ora News Ilva Tare, një nga figurat qendrore të ekranit shqiptar.

Dhe duket se misteri po zbardhet ngadalë...Është vetë Ilva ajo e cila ka publikuar një foto me një zonjë jo pak të njohur.

“New Alliances” shkruan Ilva për atë që duket se është aleatja e saj e re. Ajo quhet Françoise Champey, drejtoresha e re e gjigandit EURONEWS.

Me 24 vjet përvojë në mediat kyçe ndërkombëtare, Françoise ka menaxhuar skuadra të tëra shumëgjuhëshe dhe multikulturore gazetarësh.Euronews ndërkaq po bashkëpunon me NBC News, pasi ky i fundit bleu aksione në Euronews në qershor të 2017-ës dhe tanimë, dy gjigantët mediatikë operojnë së bashku.

Kështu, rrjeti gjigant do të vijë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe në Mal të Zi.Detaje për mënyrën se si do të funksionojë e koordinohet rrjeti, nuk bëhen ende me dije por ajo që dihet është se ky projekt i ri po trondit tregun mediatik në Shqipëri. Ilva Tare do të jetë drejtoresha e këtij megaprojekti në Shqipëri dhe sot ajo e ka konfirmuar këtë duke publikuar foton me bashkëpunëtoren Françoise Champey.

Ndërkaq, në foton e mëposhtme, mes zyrtarëve të Euronews, shkrepur në ambientet e punës, shihet edhe analisti i njohur Andi Bejtja drejtori i përgjithshëm i “In Media Group” i cili mësohet se ka arritur të marrë përfaqësinë e Euronews për shtetet shqipfolëse. /Newsbomb.al/

42044299_297593657495456_8298186680582537216_n.jpg42121334_590462388023149_7661932153793413120_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381