INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tarifat postare/ Shqipëria, çmime më të kripura se vendet e BE-së

Tarifat postare/ Shqipëria, çmime më të kripura se vendet e BE-së

Publikuar më: 17:32 18-09-2018

Posta është një nga shërbimet e cila na ofron mundësinë të shkëmbejmë pako jo vetëm brenda kufijve të një vendi por edhe jashtë.

Por cilat janë tarifat me të cilat përballen qytetarët në vendet fqinje, paguajnë më pak apo më shumë se ne.

Si shembull marrim Italinë i cili konsiderohet një nga vendet me tarifat postare më të shtrenjta në Europë. Por tarifat e shtetit fqinj përafrojnë me ato të vendit tonë.

Në Itali për të dërguar një pako me peshë 1 kg një qytetar duhet të paguajë 28.45 euro për vendet drejt Europës, 40.30 euro për shtetet afrikane, amerikane dhe 50.90 euro për në Oqeani dhe Zelanën e Re.

E krahasuar me kjo me situatën në Shqipëri vëmë re se në vendin tonë për një transfertat drejt Europës thjesht për një peshë krej 1 kg paguajmë 2400 lekë, për të dërguar për në Azi dhe Afrikë paguajmë 3900 lekë. Po të kesh parasysh nivelin ekonomik të vendit tonë dhe atë të italisë, kostoja që bie mbi cdo qytetar në vendin tonë rëndon disa herë më shumë.

Por si janë tarifat postare shqiptare krahasuar me ato të vendeve të Ballkanit.

Si shembull marrim Kosovën. Në shtetin fqinj për të dërguar drejt vendeve të Europës një pako me peshën 1 kg duhet të paguash 25 euro, një shifër kjo përafërt me atë cka paguajnë shqiptarët.

Duke vëzhguar edhe cmimet tarifore në Greqi dhe duke marrë parasysh standartin e jetesës në shtetin helen vihet re se cmimet e shërbimeve postare janë më të lira se në vendin tonë.

Në Shqipëri për të dërguar një pako në vendin më të largët paguajmë 350 mijë lekë, në Greqi paguan vetëm 84 euro. Pra ne paguajmë shumë herë më shumë sesa fqinjët tanë helenë.

Nga një analizë e thjeshtë e shifrave rezulton se vendi ynë renditet në listën e vendeve më të shtrenjta për dërgesat postare, duke lënë pas disa vende të BE e natyrisht edhe ato të Ballkanit.

Article Logic
Execution time: 0.0036041736602783