INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lajmi i keq, në rajon po ulet shkalla e fertilitetit! Po në Shqipëri...[VIDEO]

Publikuar më: 10:33 08-12-2017

Popullsia e rajonit të Ballkanit po plaket me ritme të shpejta dhe parashikohet se popullsia do të vazhdojë të ketë rënie. Konstatimi vjen nga Banka Botërore, ku shprehte se trendi i plakjes së popullsisë po krijohet nga normat e ulëta të fertilitetit të shoqërua me emigracion të lartë. Shkalla e fertilitetit rajonal ra nga 3.9 në 1.6 fëmijë për grua gjatë 1965 deri në kohët e sotme. Emigracioni parashikohet të vazhdojë të reduktojë popullsinë e rajonit, megjithëse jo aq shumë sa në të shkuarën. Në fillim të vitit 2017, popullsia në Shqipëri ishte 8 mijë persona më pak se parashikimet e INSTAT-it për këtë vit.
Rënia në raport me pritshmëritë ka qenë më fatale për grupmoshën 0-15 vjeç, ku tkurrja ka qenë me shumë e lartë për kategorinë e të rinjve, pra është e qartë që janë ulur ndjeshëm lindjet. Në të kundërt, të moshuarit po rriten me shpejtësi. Shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit janë 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011 kur u bë Censusi i fundit. Kjo grupmoshë tani zë 18.8% të totalit të popullsisë nga 15.4% që ishte në vitin 2011.
Banka Botërore paralajmëron se nëse vendet e Ballkanit nuk marrin masa për të frenuar përkeqësimin e situatës do të përballen me ulje të produktivitetit, pasi plakja në rajon do të ulë fuqisë punëtore dhe do të zbresë rritjen mesatare vjetore të të ardhurave për frymë me 0.4% gjatë 50 viteve të ardhshme. Pra dhe do të shtohet varfëria.

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061