INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teatri  kthen në kuvend opozitën. Mazhoranca pranon dekretin e Presidentit

Teatri kthen në kuvend opozitën. Mazhoranca pranon dekretin e Presidentit

Publikuar më: 16:02 18-09-2018

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese është mbledhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ku në rend dite ka qenë dekreti i presidentit në lidhje me ligjin për Teatrin Kombëtar.
Mësohet se në mbledhjen e sotme, ku të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës, mazhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit me ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një teatri të ri.
Deputeti socialist Eduard Shalsi se ky nuk është rasti i parë i pranimit të dekretit të Presidentit.
“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar.
Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, psh afatet për një thirrje të hapur. Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shqyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”, tha Shalsi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832