INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i ri i BE, zyrtarisht në Tiranë

Ambasadori i ri i BE, zyrtarisht në Tiranë

Publikuar më: 15:23 18-09-2018

Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka nisur zyrtarisht punën në Shqipëri, pasi ka paraqitur letrat kredenciale tek presidenti Ilir Meta. Presidenti shprehu kënaqësinë që Bashkimi Evropian ka përzgjedhur si përfaqësues të tij në vendin tonë një nga njohësit dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë dhe rajonit ndër vite, dhe me kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE. Kreu i Shtetit theksoi se përparimi urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik janë domosdoshmëri për vendin, dhe përshpejtojnë agjendën integruese të vendit. Ai nënvizoi rëndësinë e dyfishimit të përpjekjeve të brendshme dhe rritjen e bashkëpunimit pozitë-opozitë për avancimin e reformave kyçe që do të mundësojnë realizimin e objektivit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703