INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

''Rruga e Kombit në KAFE IN'', Ilir Bejtja, kuksjanët do paguajnë më pak se një kafe[VIDEO]

Publikuar më: 14:54 17-09-2018

Sezoni i ri në IN Tv ka nisur me Kafe IN. Në këtë emision u diskutuan çështjet më të mprehta ku mes tyre ajo për tarifimin e Rrugës së Kombit, e cila rinisi këtë të hënë, pasi u rishikuan tarifat kyesisht për banorët e Kukësit që muaj më parë për këtë shkak mbajtën dhe protesta. Këshilltari i Ministrisë së Transportit, Ilir Bejtja ka sqaruar tarifat e reja për këta banorë.

“Të gjitha automietet e Qarkut të Kukësit do paguajnë 100 lekë për kalim. Do ti kompesojë shteti. Rrezikojmë shumë të mos e kemi atë rrugë, se duhet mirëmbajtur”, tha Bejtja.
Eksperti ka dhënë dhe opinionin e tij në lidhje me protestat, që i vunë zjarrin sporteleve disa muaj më parë.
“S'është protestë, shkatërrimi dhe djegia. Po e dëmtuam do me thënë që dëmtojmë veten,” thekson për KAFE IN, Ilir Bejtja.
Këshillitari i Ministrisë së Transportit, Ilir Bejtja bën dhe një batutë në lidhje me reagimet e opozitës në lidhje me Rrugën e Kombit dhe ju kujton abuzimet kur ishin në qeveri.
“Kontrolli i tyre i shtetit e ka nxjerrë me 270 milion euro vjedhje. Berisha kujton se kur flet na tregon përrallën e dhelprës me rrushtë,” përfundon eksperti.

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008