INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E papritur, AMA rikthen transmetimet analoge deri në janar[VIDEO]

Publikuar më: 14:20 11-09-2018

Kreu i AMA-s, Sala ka dalë në një konferencë dhe në ka ndarë një lajm të mirë. Transmetimet analoge do të rindizen.  Ky vendim sipas tij lidhet me ankesat e qytetarëve për kohën e pamjaftueshmë për t’u pajisur me dekodera. Ndaj thekson Sala, AMA do të ndihmojë qytetarët për të patur më shumë kohë që të marrin masa për të blerë paketat digjitale. Afati i vendosur është data 15 janar 2019.
“Kemi vendosur rindezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për tu pajisur me dekodera, do të shtyhet afati në 15 janar 2019. Me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit. ne kemi detyrim për të mbyllur sa më shpejt transmetimet numërime,”sqaroi Sala.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824