INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi pro korrigjimit të kufijve. Vuçiç, goditje “projektit” të këmbimit të territoreve

Thaçi pro korrigjimit të kufijve. Vuçiç, goditje “projektit” të këmbimit të territoreve

Publikuar më: 15:00 17-09-2018

Duket se arritja e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është e largët. E ndërsa Thaçi e ka pranuar se fati i të ardhmes së Kosovës varet nga marrëveshja me Beogradin duke u ‘dorëzuar’ për opsionin e korrigjimit të kufijve, presidenti serb Vuçiç, i ka dhënë një goditje “projektit” të këmbimit të territoreve duke thënë se serbët duhet të kenë të drejta e jo territor.
‘’Të gjithë ne e dimë fare mirë se stabiliteti afatgjatë i shtetit të Kosovës është i lidhur me marrëveshjen me Serbinë. Dikush mund të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte dhe brenda këtyre kufijve. Edhe unë dua të njëjtën gjë. Por, a mendoni se ne do ta bindim Serbinë ta bëjë një gjë të tillë së shpejti? Fatkeqësisht, jo. Po BE-ja dhe aleatët tanë të fuqishëm a mendoni se do ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën? Përsëri, jo. Nuk kanë mundur ta bindin deri më sot dhe nuk mund të garantojnë se do ta bëjnë nesër apo në të ardhmen e afërt. Për ta arritur këtë qëllim, unë kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Kam argumentuar se marrëveshja eventuale e korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë’ ka thënë Thaçi.
Për Vuçiç bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë ndarjen e serbëve dhe shqiptarëve në linja etnike, ide për të cilën ai është angazhuar edhe publikisht por që po kundërshtohet fuqishëm nga Gjermania.

“Politika ime është politikë kundër miteve dhe të vërtetave të përjetshme, ndërsa në anën tjetër, në të majtë e në të djathtë janë ata kuazinacionalistët që jetojnë me mite dhe nga mitet. Unë për disa jam tradhtarë, për disa të tjerë kundër drejtësisë dhe demokracisë. Edhe kur serbët kërkojë të drejta dhe territore, marrëveshje dhe kompromis, e jo luftë, kjo nuk u konvenon asnjërës pale’’ tha Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385