INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Na pret një fundjavë e acartë! Rikthehet dëbora me temperatura nën 0 [VIDEO]

Publikuar më: 17:21 22-02-2019

Menduat se dimri mbaroi? E keni gabim, pasi stina pritet të mbyllet me mot të acartë.
Sipas Meteoalb, fuqizimi i një sistemi vranësirash në Ballkan do të ndikojë në pjesën më të madhe të vendit tonë. Më të theksuar ato do paraqiten në veri dhe lindjen e Shqipërisë, ku parashikohet dhe rikthimi i reshjeve të dëborës, që do të nisin këtë mbrëmje dhe do të kulmojnë ditën e shtunë.
Duke nisur nga orët e vona të natës dëborë do të bjerë dhe në pjesën juglindore të vendit. Edhe kryeqyteti në zonat e thella parashikohet që këtë mbrëmje të zbardhet.
Kthimi i acarit do të shoqërohet dhe ulje të ndjeshme të temperaturave, që do të zbresin deri në -8 gradë celcius. Ndaj merrni masa, që të visheni trashë dhe mos harroni çadrat. Edhe era parashikohet të fryjë e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Verilindor dhe dallgëzimi në bregdet do të jetë mbi 4 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0025920867919922