INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia vendos: Fëmijët të vaksinuar në shkolla, ndryshe gjobë

Italia vendos: Fëmijët të vaksinuar në shkolla, ndryshe gjobë

Publikuar më: 18:32 12-03-2019

Fëmijët italianë nuk do të lejohen të shkojnë në shkollë pa bërë vaksinat.

Përcaktimi i datës së fundit për ta bërë një gjë të tillë vjen pas një debati kombëtar lidhur me vaksinimin e obligueshëm.

Prindërit rrezikojnë që të gjobiten me 500 euro nëse dërgojnë fëmijët në shkollë pa e përmbushur këtë detyrim.

Ligji i ri është miratuar në kohën e rritjes së madhe të rasteve të prekura me sëmundjen e fruthit.

Sipas ligjit italian të ashtuquajtur Lorenzin, i emëruar sipas ministrit të Shëndetësisë që ka hartuar atë, fëmijët duhet të kryejnë imunizim të detyrueshëm para se të nisin shkollën.

Sipas ligjit kërkohet që ata të vaksinohen kundër sëmundjes që njihet si lija e ujit, virusit polio, fruthit, dhe disa sëmundjeve tjera.

Fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare do të përjashtohen nga kopshtet e fëmijëve, nëse nuk kanë respektuar rregullat e reja.

Article Logic
Execution time: 0.002593994140625