INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike në Itali/ Makineria e ëmbëlsirave i këputi krahun, vdes 40-vjeçari shqiptar [EMRI]

Tragjike në Itali/ Makineria e ëmbëlsirave i këputi krahun, vdes 40-vjeçari shqiptar [EMRI]

Publikuar më: 12:37 03-03-2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar rezident në Casirate d’Adda ka humbur jetën në pastiçerinë ku punonte. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari Arjan Çekani, fillimisht mbeti i plagosur rëndë pasi tentoi të zhbllokonte makinerinë e punës.

Krahu i tij ngeci në ingranazhin e makinerisë dhe më pas u thith prej saj, duke krijuar një skenë horror për sytë e forcave ndërhyrjes së shpejtë, të cilët shkuan me urgjencë në firmën e pastiçerisë.

Arjan Cekani u shtrua në spitalin Niguarda në Milano, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

40-vjeçari, baba i dy fëmijëve ishte i punësuar me një kontratë me afat të caktuar për këtë periudhë me ngarkesën e prodhimit. Gruaja e tij ishte kur ndodhi aksidenti i rëndë dhe humbi ndjenjat kur pa bashkëshortin të plagosur rëndë.

mediat.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598