INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Skifertat'' në Itali bëjnë namin, po e pësojnë keq

''Skifertat'' në Itali bëjnë namin, po e pësojnë keq

Publikuar më: 10:18 21-02-2019

3 shqiptarë, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një bande kriminale që grabisnin vila e banesa në zonën e Italisë veriore janë arrestuar në Itali. Shqiptarët e kryenin aktivitetin kriminal në rajonet e Lombardisë, Venetos e Friuli Venezia Giulia.
Mediat italiane raportojnë se hetime e kryera nga Policia e Pordenones në bashkëpunim me atë të Milanos dhe Trevizos kanë zbardhur mbi 33 grabitje të kryera nga shqiptarët në periudhën e prag festave të fundvitit 2018, kryesisht në provincën e Pordenones dhe të Trevizos.
Vlera e objekteve, bizhuterive, parave cash e shufrave prej floriri të vjedhura kanë kapërcyer vlerën e 1 milionë euro. Policia ka zbuluar gjithashtu se mjaft prej objekteve dhe parave të grabitura ricikloheshin apo investoheshin në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0041449069976807