INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një mekanizëm i veçantë për të hapur dyert, shikoni se si hajdutët vjedhin miliona lek dhe euro [VIDEO]

Një mekanizëm i veçantë për të hapur dyert, shikoni se si hajdutët vjedhin miliona lek dhe euro [VIDEO]

Publikuar më: 09:13 11-10-2018

Nëse nuk gjeni bravën e derës të prishur kjo nuk do të thotë se hajdutët nuk kanë hyrë në shtëpinë tuaj. Vetëm një grup hajdutësh i identifikuar nga Policia e Shtetit ka vjedhur plot 27 500 euro dhe 87 milionë lekë. Sipas të dhënave të uniformave blu një person është arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi akuzohen për vjedhjen e miliona lekëve dhe mijëra eurove nëpër banesa dhe kasaforta.

Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur dhe dokumentar 7 raste vjedhjesh të ndodhura në banesa.
Njëri prej autorëve është kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.
Në pranga u vu shtetasi Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit. Ndërsa G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë është shpallur në kërkim nga Policia.
Njoftim i Policisë:
“Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës.
- vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.
- vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.
- vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.
- vjedhjes së disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.
- vjedhjes së 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.
- vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.
-vjedhjes së 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”ReshitÇollaku”.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551