INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njihuni me vendet e lira të punës në administratë[VIDEO]

Publikuar më: 09:29 21-02-2019

Qeveria ka miratuar vendimin për vendet vakante që do të shpallen në shërbimin civil gjatë vitit 2019. Në total janë 495 vende pune për të cilat do të zhvillohen konkurse.
-Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8;
-Për kategorinë e mesme drejtuese 62;
-Për kategorinë e ulët drejtuese 190;
-Për kategorinë ekzekutive 235.
Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse.
Ndërkohë, 803 vende vakante në administratën publike brenda dhe jashtë shërbimit civil i janë dedikuar studentëve të ekselencës për të cilët procesi është ende në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0032501220703125