INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bënin kërdinë duke kryer krime të rënda dhe vidhnin bizhuteri! 26 shqiptarë sot në gjyq[FOTO]

Bënin kërdinë duke kryer krime të rënda dhe vidhnin bizhuteri! 26 shqiptarë sot në gjyq[FOTO]

Publikuar më: 13:12 08-01-2019

Disa shqiptarë kanë qënë “skiftera” në Francë. Po ata janë arrestuar dhe sot 26 prej tyre kryesisht nga Kosova, kanë dalë para Gjykatës. Ata akuzohen për 200 vjedhje vetëm në Auvergne Rhone-Alpes. Procesi gjyqesor ndaj tyre ka nisur në Gjykatën Penale të Saint-Etienne, shkruan “Presheva jonë”.

Disa hajdutë të tjerë të kësaj bande, të akuzuar për vjedhje dhe vrasje po mbahen në burgjet e Zvicrës.
Në këtë proces janë angazhuar katër përkthyes dhe rreth pesëmbëdhjetë avokatë, kurse hajdutët janë në paraburgim. Disa do të gjykohen sipas çështjes, duke përfshirë një të dyshuar për vrasje që po mbahet në Zvicër. Aksioni policor kundër këtyre hajdutëve u mbështet edhe nga Europol-i.
Presidenti i gjykatës François Bouriaud dëgjoi ankesën e 60 pjesëtarëve nga 140 viktimat e 192 vjedhjeve të këtyre hajdutëve me moshë 25 deri në 45 vjeç.
Një shoqatë miqësore e shqiptarëve, një shoqatë tjeter lokale e vendosur në qendër të Firminy (Loire), shërbeu si një kamp bazë për të pandehurit.
Dëmet më të mëdha materiale të këtyre vjedhjeve, të kryera natën në shtëpitë bosh të banorëve u vlerësuan në 155 000 euro.
Ndërsa një pjesë e gjërave të vjedhura, disa prej të cilave janë shitur në qytetin e Belgjikës, Antwerp, mund të kapin vlerën nga 1 deri në 1.5 milionë euro.
Imazhet e rreth 700 bizhuterive të gjetura nga hetuesit do të tregohen pasdite në sallën e gjyqit për të identifikuar pronarët e tyre.

vjjjj.jpg

bixhu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037448406219482