INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me qytezën më të ftohtë në botë, temperatura arrin – 46 °C [FOTO]

Njihuni me qytezën më të ftohtë në botë, temperatura arrin – 46 °C [FOTO]

Publikuar më: 12:42 08-01-2019

Jemi në dimër dhe të gjithë flasim për të ftohtin dhe acarin. Por nëse mendoni se keni ftohtë ende nuk keni njohur qytezën më të ftohtë në botë ku temperature arrin deri në -46 gradë C.

Njihuni me Oimiakoni, një vend në Siberi dhe është edhe qyteza më e ftohtë në botë, ku temperatura mesatare në dimër është rreth -46 gradë C.

Rekordi i temperaturës, -71 gradë është regjistruar në vitin 1924. Qyteza ka një popullsi prej 500 banorësh dhe ata janë përshtatur me mjedisin prej kohësh.

Në Oimiakon nuk rritet asnjë lloj bime, kështu që dieta e tyre përbëhet pothuajse e gjitha nga mishi.

Veç kësaj, ditët janë të errëta. Sikur të mos mjaftonte temperatura, banorët në këtë qytet kanë vetëm tre orë diell në dimër, dhe 21 në verë.

 

8ok.jpg

3de.jpg

2de.jpg

1de.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053