INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasen dy makina dhe një biçikletë në aksin Elbasan-Peqin, tre të lënduar

Përplasen dy makina dhe një biçikletë në aksin Elbasan-Peqin, tre të lënduar

Publikuar më: 13:19 03-03-2019

Të paktën tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur këtë mesditë në aksin Elbasan-Peqin.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një person që lëvizte me biçikletë.

Në një njoftim paraprak policia bën me dije se tre persona janë lënduar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit.

"Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, tek kryqëzimi i fshatit Gjocaj, janë përplasur dy mjete si dhe është përfshirë dhe një person me biçiklet, për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, për ndihmën mjeksore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", thotë policia.

Article Logic
Execution time: 0.0042550563812256