INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrumbohen 300 makina gjatë një parade ajrore

Shkrumbohen 300 makina gjatë një parade ajrore

Publikuar më: 10:27 24-02-2019

Një paradë ajrore në Indi është kthyer në mankth, teksa 300 automjete janë shkatërruar nga një zjarr. Zjarri ndodhi gjatë shfaqjes së "Aero India", drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes së vendit. Zjarri në qytetin jugor të Bengalurusit ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga moti i thatë, i ndihmuar nga erërat e forta. Nuk ka raporte për asnjë lëndim.

Pamjet nga incidenti i jashtëzakonshëm tregon zjarrfikësit që përpiqen të luftojnë me zjarrin, ndërsa retë e mëdha të tymit shpërndahen në zonën e parkimit.
Teksa vendi i madh aziatik tenton të demonstrojë forcën ushtarake, parada e këtij viti është shoqëruar me fatkeqësi të shumta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994