INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për pak nisi lufta, Irani dhe SHBA publikojnë videot e sulmit [VIDEO]

Për pak nisi lufta, Irani dhe SHBA publikojnë videot e sulmit [VIDEO]

Publikuar më: 10:56 21-06-2019

Irani ka publikuar një video të sulmit të tij me raketë ndaj dronit 180 milionë dollarësh të SHBA-ve, që mbrëmjen e djeshme mund të kishte shkaktuar nisjen e Luftës së Tretë Botërore.

Videoja tregon si sistemi mbrojtës iranian lëshoi një raketë mbi dronin vëzhgues të marinës amerikane dhe është postuar në mediat sociale nga ushtria iraniane.

Skena është filmuar të enjten në mëngjes dhe tregon një nisje të raketave sipërfaqësore në ajër nga një qendër iraniane dhe shpërthimin e objektivit në qiell, që thuhet se është droni amerikan.

Ndërkohë,  edhe Pentagoni lëshoi videon e vet të përplasjes një video 15 sekonda bardhezi që tregon atë që duket të jetë një gjurmë tymi nga një avion që rrëzohet.

As video nuk e sqaron përfundimisht nëse sulmi ndodhi mbi ujërat ndërkombëtare ose brenda hapësirës ajrore iraniane, e cila është një pikë grindjesh midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) e konsideroi incidentin një “sulm të paprovokuar” dhe mohoi se avioni po fluturonte mbi territorin iranian në kohën e sulmit.

“Së shpejti do ta zbuloni”, tha Presidenti i SHBA Donald Trump, kur u pyet nga një gazetar nëse Uashingtoni do të përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Në fakt sipas New York Times Presidenti amerikan Donald Trump miratoi një sulm ndaj Iranit pas rrëzimit të dronit amerikan, por pas disa orësh ai tërhoqi vendimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604