INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për Metën, “Është si hënë, zhdekretimin e bëri për të nxitur dhunën”

Rama për Metën, “Është si hënë, zhdekretimin e bëri për të nxitur dhunën”

Publikuar më: 10:15 21-06-2019

Kryeministri Edi Rama sërish foli për zhdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale.

Në një takim elektoral në Tiranë, kreu i qeverisë tha se asnjë President nuk e bën atë që bëri Meta. Sipas tij, zhdekretimi i 30 qershorit u bë për të nxitur dhunën. “E bëri për të nxitur dhunën dhe ka gjithë këto ditë që nuk ka thënë asnjë fjalë kundër dhunës. Ishte gabim fatal ajo që bëri, kurrë nuk e bën atë gjë një President, sepse ai është si hënë, që rrotullohet, herë është e plotë, herë është e qorruar komplet”, tha Rama.

Por mesa duket vetëm këtë e konsideron gabim të madh Rama tek Meta. Kjo pasi, ai Metën e vlerësoi si një “personazh kompleks, ka bërë gjëra të mira, ka bërë edhe të gabuara”.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0085570812225342
    array(1) { ["section"]=> string(48) "rama-per-meten-e-beri-per-te-nxitur-dhunen-96789" }