INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: Erërat e pakëndshme përmirësojnë kujtesën

Studimi: Erërat e pakëndshme përmirësojnë kujtesën

Publikuar më: 11:14 21-06-2019

Keni menduar ndonjëherë që edhe nëse nuhasni aroma të pakëndshme mund të ketë rezultate dhe pasoja në shëndetin tuaj e madje të ndikojë në kujtesën tuaj.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga një ekip kërkuesish në Universitetin e Neë York të cilët shpjegojnë se nëse arrini ti mbani të freskëta kujtimet atëherë edhe kjo cështje ka të bëjë me nuhatjen e madje me erërat e pakëndshme.

Eksperimenti është kryer tek fëmijët nga mosha 13 vjec deri tek të rinjtë 25 vjecar. Studiuesit e nisën një kërkim të tillë duke nisur nga eksperimenti i qentit të Pavlov.

Kujtojmë se shkencëtari rus vuri re se qeni i tij kishte përgjigje të kushtëzuara ndaj stimujve të përcaktuar. Pjesëmarrësve në studim iu treguan disa mostra teksa mbante një olfaktimetër, që mat nuhatjen.

Teksa shfaqeshin imazhet në ajër ndiheshin edhe erëra të pakëndëshme si përshembull era e peshkut apo e një ushimi të kalbur.

Në një situatë të tillë shkencëtarët e konsideruan djersitjen nga duart si një indeks i ngacmimeve cerebrale, një teknikë kërkimore e përdorur për të krijuar një lidhje negative ic ishte në këtë rast era e keqe.

Të nesërmen studiuesit testuan kujtesën e pjesëmarrësve. U pa se ata që kishin më shumë reagim në momentin që nuhasnin një erë të pakëndëshme kishin treguar se kishin një memorie më të fortë pas 24 orësh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028698444366455