INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pinjollit të Sokol Olldashit, Glaukut s'i ''mbajnë më nervat'', kritikon Bashën dhe pse e di që do e quajnë ''tradhtar''

Pinjollit të Sokol Olldashit, Glaukut s'i ''mbajnë më nervat'', kritikon Bashën dhe pse e di që do e quajnë ''tradhtar''

Publikuar më: 14:53 02-07-2019

Rishfaqet djali i Sokol Olldashit, Glauk i cili para zgjedhjeve u duk se mbështeti Bashën, por sot vendosi ta kritikojë atë. Ai fillimisht në statusin e tij në FB, propozon një proces të ri zgjedhor për ristrukturimin e Partisë Demokratike. Ai thekson se PD fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim, por zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që populli nuk beson më tek PD.

Olldashi shton se demokratët nuk pyeten më në PD dhe nëse dikush brenda partisë së tij guxon të kundërshtojë, shpallet tradhtar.

Statusi i plotë:

"E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh.
Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë. PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson.
A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS - A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?
Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri gucon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”.
C’farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë.
P.S., Po më quajtët tradhëtar……. nuk mërzitem".

Article Logic
Execution time: 0.0024781227111816