INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë në horizont, Pentagoni 'ndez' gjakrat [FOTO]

Luftë në horizont, Pentagoni 'ndez' gjakrat [FOTO]

Publikuar më: 12:24 18-06-2019

Pentagoni ka publikuar fotot me ngjyra që thotë se provojnë përfshirjen e Iranit në shpërthimet e cisternave në Lindjen e Mesme.

Publikimi i fotove vjen në kohën kur SHBA ka dërguar 1 mijë trupa shtesë në rajonin e tensionuar.

Ndërsa mediat po i fryjnë erës së luftës, fotot e marra nga një helikopter amerikan thuhet se tregojnë Gardën Revolucionare Iraniane teksa heq një minë të pashpërthyer nga anija cisternë, “Kokuka”.

Kjo anije ishte një prej atyre që u godit nga shpërthimet në Gjirin e Omanit. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka nisur një tur për të bindur liderët europianë për pretendimet se Irani qëndron pas këtyre shpërthimeve.

Ky tur vjen në kohën kur Gjermania ka hedhur dyshime mbi pretendimet e SHBA.

Teherani e ka mohuar përfshirjen në këto shpërthime, por situata duket më e tensionuar se kurrë, me spekulime se Trump mund të nisë një luftë në pritje të vitit elektoral.

PENTAGON3.PNG

PENTAGON2.PNG

PENTAGON1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0021328926086426