INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmendet moti, breshëri bie sa një top ping-pongu [VIDEO]

Çmendet moti, breshëri bie sa një top ping-pongu [VIDEO]

Publikuar më: 11:40 18-06-2019

Moti i keq ka pushtuar pjesën lindore të Francës, ku breshëri me madhësi të topit të ping pongut i ka thyer xhamin një makine që ishte në lëvizje, e shoferi i saj e ka dokumentuar këtë duke e filmuar dhe publikuar videon në internet.

Ngjarja ka ndodhur në Auvergne-Rhone, ku breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ministri francez i bujqësisë Didier Guillaume, ka bërë të ditur se shteti do të deklarojë gjendjen e emergjente dhe të ballafaqohet me pasojat e shkaktuara.

Si pasojë e motit të keq të paktën 12 persona janë lënduar dhe mbi dymijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Moti i keq me shira e përmbytje ka përfshirë shumë shtete europiane, ndërsa pjesa e Ballkanit është përfshirë nga thatësira.

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727