INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca tërheq vëmendjen e YLLIT BOTËROR, ja ç’ka bërë ajo për moderatoren shqiptare! [FOTO]

Luana Vjollca tërheq vëmendjen e YLLIT BOTËROR, ja ç’ka bërë ajo për moderatoren shqiptare! [FOTO]

Publikuar më: 15:30 05-12-2020

Pas bashkëpunimeve të suksesshme me këngëtarë të huaj si Faydee e Jay Santos e shfaqjes në ballinat e revistave të huaja, Luana Vjollca di si të “vjedhë” gjithmonë vëmendjen e artistëve të huaj.

Së fundmi bëhet fjalë për Lele Pons dhe reperin nga Puerto Rico Guaynaa, të cilët gjithashtu autorja dhe moderatorja shqiptare ka ditur si t’i bëjë “për vete”, vetëm me një kërcim disa sekondash të këngës së tyre të fundit “Se te nota”.

Dyshja e këngëtarëve të famshëm kanë ripostuar në Instagram story para pak ditësh, një fragment ku Luana kërcente nën ritmet e hitit të tyre.

 

l1-2.jpg

Si duket Luana i ka rënë në sy të dy artistëve. Sikundër kishim vënë re, Guaynna e ndiqte Luanën në Instagram para se të shpërndante videon e saj.

Mirëpo, së fundmi Luana ndiqet edhe nga Lele Pons, e cila numëron mbi 40 milionë ndjekës.

20201204_160458.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0027098655700684