INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërhoqi vëmendjen e tyre! Luana Vjollca përfundon në Instagramin e yjeve latinë, ja reagimi që bënë! [FOTO]

Tërhoqi vëmendjen e tyre! Luana Vjollca përfundon në Instagramin e yjeve latinë, ja reagimi që bënë! [FOTO]

Publikuar më: 15:31 22-11-2020

Nëse do bënim një sondazh me moderatoret më të preferuara të publikut shqiptar, Luana Vjollca me siguri do renditej në një pozicion shumë komod. Është fakt tashmë që Luanën e duan shumë dhe nga dita në ditë, fama e saj vjen në rritje, jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë kufijve.

Jo rrallë herë është bërë pjesë e revistave të njohura ndërkombëtarë apo ka tërhequr vëmendjen e personazheve të njohur dhe e njëjta gjë ka ndodhur sërish.

Së fundmi ka përfunduar në Instagramin e yjeve të njohur latinë, Lele Pons dhe Guayanaa. Po çfarë kanë bërë ata? Kanë ripostuar një video të Luanës në të cilën shfaqet duke kërcyer bashkëpunimin e tyre “Se Te Nota”.

lele.jpeg

 

Madje këngëtari i njohur Guayanna e ndjek në Instagram Luanën dhe para pak javësh janë përfolur për një bashkëpunim të mundshëm.

guan.jpeg

 

Nuk i dihet, edhe mund të ndodhë…

Article Logic
Execution time: 0.0026068687438965