INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Po më bën për të qarë…”/ Derdhi lot në dokumentarin e saj, Mozzik dhe Loredana duken të pandarë!

“Po më bën për të qarë…”/ Derdhi lot në dokumentarin e saj, Mozzik dhe Loredana duken të pandarë!

Publikuar më: 13:31 22-11-2020

Pak javë më parë u bë e ditur se Loredana po përgatit një dokumentar mbi jetën e saj. Ky lajm është konfirmuar së fundmi nga vetë reperja, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar videon trailer të dokumentarit, me momentet më kulminante dhe gjejeni çfarë? Mozziku, me të cilin është kapur shpesh mat kohëve të fundit, është pjesë e tij.

“Thjesht nuk është e mundur të shpjegosh dy vjetët e fundit të jetës në një intervistë, por t’i përshkruash ato me foto po. Ky është trailer-i për dokumentarin tim me 4 pjesë që kam xhiruar me “Spotify” për më shumë se një vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por ai sapo ka filluar”, shkroi Loredana në postimin e Instagram-it.

 

"Po më bën për të qarë", dëgjohet të thotë reperi në video. Dokumentari është i ndarë në katër pjesë dhe pjesa e parë do të dalë me datë 25 nëntor.

E siç duket ata janë shumë të afërt sepse kalojnë goxha kohë cilësore bashkë. Syrit të fansave nuk kishin sesi t’ju shpëtonin fotot e sapo postuara në Instastory ku duket qartazi se edhe pse jo së bashku, janë shkrepur në të njejtin ashensor dhe të njejtin orar. Mos vallë ata kanë nisur bashkëjetesën?

hase.png

Article Logic
Execution time: 0.0032870769500732