INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë apo jo bashkë? U fotografua në të njëjtin vend me Loredanën, Mozzik reagon me ironi, ja ç’bëri! [FOTO]

Janë apo jo bashkë? U fotografua në të njëjtin vend me Loredanën, Mozzik reagon me ironi, ja ç’bëri! [FOTO]

Publikuar më: 11:35 24-11-2020

Këngëtarja Loredana do të publikojë shumë shpejt një dokumentar mbi jetën e saj profesionale por edhe private. Ajo ka postuar në instagram trajlerin e dokumentarit, pjesë e të cilit nuk mund të mos ishte edhe Mozzik.

Në trajlerin e këtij dokumentari që do të ketë 4 pjesë, Mozzik dëgjohet të thotë teksa shfaqet i emocionuar: “Po më bën për të qarë”.

Në dokumetarin e saj shohim gjithashtu intervista nga kolegë, miq e bashkëpunëtorë të cilët kanë folur rreth karrierës dhe suksesit të saj në muzikë.

Pjesë e dokumentarit është gjithashtu edhe vogëlushja Hana e cila shfaqet në fund të trajlerit duke puthur të ëmën. Mozzik dhe Loredana janë ndarë gati një vit më parë, por kohët e fundit i kemi parë shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit, por asnjë prej tyre nuk ka dhënë detaje se çfarë po ndodh aktualisht.

Mirëpo ata kanë ngjallur sërish dyshime me postimet e tyre në rrjetet sociale. Të dy kanë publikuar fotot nga i njëjti ashensor, ndërkohë që ende nuk e kanë konfirmuar se janë rikthyer së bashku.

hase.png

 

Mozzik dhe Loredana publikuan në Instagramin e tyre foto të shkrepura nga e njëjta pasqyrë ashensori, ku shihet mjaft qartë se ata gjenden në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë.

Këto foto bënë xhiron e rrjetit, por Mozzik reagoi me një ironi të lezetshme. Duke marrë shkas nga lajmet që u bënë në lidhje me fotot në ashensor, Mozzik postoi një fotokolazh nga i njejti ashensor, por në foto ishte shoku i tij dhe i Loredanës, “dieserbobby”.

zikos.png

 

Çfarë donte të na tregonte vallë, që fotot në ashensor janë të rastësishme?

Article Logic
Execution time: 0.0090680122375488