INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''E degjeneroi…''/ Stresi dhe moderatori ''e thumbuan'' nëpërmjet reperit të njohur, reagon ashpër NOIZY: Sa qejf kanë…[E PLOTË]

''E degjeneroi…''/ Stresi dhe moderatori ''e thumbuan'' nëpërmjet reperit të njohur, reagon ashpër NOIZY: Sa qejf kanë…[E PLOTË]

Publikuar më: 11:31 24-11-2020

Dy reperët e njohur, Stresi dhe Noizy kanë filluar sërish “luftën” mes tyre. Ata kanë thumbuar shpesh njëri-tjetrin, siç ka bërë dhe së fundmi Stresi. Ai ka publikuar në Instastory një video të reperit Big Kik.

Ky i fundit, dikur pjesë e OTR, ka treguar se Noizy e ka hequr nga grupi pa asnjë arsye.

“E kom nis me Noizyn, për atë Zot të madh se di pse nga grupi m’hoqi. Jo se kam naj gjo me to se s’du me majt inate po s’di pse jena nda. Pse mu fut blloku pa dy llafe. S’kam kohë me bo debate, nga ty dua një arsye, mendoja se me OTR do kapja yjet”, është shprehur Big Kik.

Shpërndarjen e videos, Stresi e ka shoqëruar edhe me një fjali: “E paska degjeneru boli”.

bkh.jpg

 

Ky postim u interpretua si një “thumb” për Noizyn, mirëpo Stresi ka sqaruar të vërtetën dhe ka shpjeguar domethënien e postimit që bëri lëmsh rrjetin.

Reperi tregoi se pjesa e publikuar nuk ishte aspak pjesa ku Big Kik i bën “diss” Noizy-t, por një pjesë e çfarëdoshme, ndërsa qëllimi i tij i vetëm ishte të mbështeste reperin.

“S’kam kunj ndaj asnjërit. I kam publikuar një freestyle djalit dhe po ta shihni nga minutazhi, s’ka të bëjë me diss-in që ka bërë. Unë e kam bërë screenshot kur po bënte free një bit tjetër dhe jo kur po shante të tjerët. Po të kisha kunj, do nxirrja videon si të tjerët. Unë jam spektator, shijoj shfaqjen.”- ka përfunduar Stresi.

Nuk ka kaluar me kaq, pasi Noizy reagoi pas diss-it që reperi Big Kik i bëri në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Reperi shkroi se ai është larguar vetë nga grupi pasi hapi studion e tij dhe me këtë rast thumboi edhe moderatorin e emisionit. Noizy tregoi se Meritoni i ka shkruar 10 herë për ta ftuar në emision, por nuk e ka pranuar se nuk ia vlen.

“Sa qef kanë të bihen viktima në sy të të tjerve …mos harroni se çudia më e madhe zgjat 2 ditë. Ty s’të largoi njeri por ike vetë, hape studion tate në shpi dhe nuk je bo i gjallë apo harrove? Kaq është historia e vërtetë.Pasi hape rrugën. Ti OTR s’ke qenë naj herë dhe kurrë s’do jeshë. Ke qenë një artist që ke kërku suport si shumë tjerë. Se ça flet nëpër emisione me marr vëmendje nuk e di. Nuk hahet me 2 lugë.Dhe mos harro që unë di gjithçka. Edhe kur ke qenë me ne ke fol me armiqt tonë “me kamër”por s’të kemi bo gjo se je beb.

A ka emision që nuk përmendet Piktura madhe? Noizy’s shoë. Kush mund ta bëj një përmbledhje sa here është përmendur emri im në atë emision? Bashkë me sa herë është fol ose janë gjujt kunja kundra meje? Ma shumë herë sa ka pas të ftum besoj. Më fal qe s’ta kam pranu ftesën m’ke shkrujt nja 10 her. Po sja vlen.

Po nuk u permend Noizy s’ka lajm..ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re Noizy,Noizy,Noizy,Noizy. E di qe ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë. I’m unstoppable”, shkroi Noizy.

mulis.jpg

 

Më pas reperi publikoi një foto të nga studioja e emisionit, ku dallohej se e kishte modifikuar emrin e tij nga “Gjoni Black Entertainment” në “Noziy Black Entertainment”. I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Meriton Mjekqit, i cili po ashtu i është kthyer Noizy-t me thumba. Ai e ka cilësuar reperin si fans të emisionit e madje e ka falenderuar publikisht që i ndjek çdo të diel.

“Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me pa durim emisionin ‘Gjoni Black’”, shkruhet në një postim.

meirton.jpg

 

Më pas ai ka publikuar foton e një ilaçi “Oki” dhe ka shkruar “Kalon” shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot. Ndërkohë “Gjoni Black” ka zbuluar se Noizy ju ka bërë bllok në rrjete sociale dhe se nuk kanë mundur t’ja kthejnë përgjigjen njësoj si ai.

oki.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271