INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca duket YLL me fustanin “Balmain”, por ja çmimi marramendës i tij! [FOTO]

Luana Vjollca duket YLL me fustanin “Balmain”, por ja çmimi marramendës i tij! [FOTO]

Publikuar më: 21:14 05-12-2020

Luana Vjollca po korr goxha sukses me emisionin e saj “Shiko Kush Luan” dhe në çdo puntatë të tij, moderatoren e njohur e kemi parë të kuruar deri në detaje.

Mbrëmjen e sotme, Luana ka zgjedhur të veshet me një fustan të brandit të njohur “Balmain” dhe na duhet ta pranojmë që duket shumë bukur.

Ajo ka veshur fustanin “Balmain graphic print mini dress”, i cili është kryesisht bardh e zi, por ka edhe nuanca floriri.

Jo më kot thonë që e bukura kushton dhe ky fustan që Luana veshi kushton rreth 2200 EURO.

Moderatorja simpatike e ka kombinuar fustanin Balmain me një palë këpucë të markës së njohur Louboutin që kushtojnë 575 EURO.

Pra në total, veshja e Luanës ka kushtuar 2775 Euro.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021419525146484