INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tuna dhe Patris Berisha ndahen përfundimisht?! Ky veprim i papritur i këngëtares i habiti të gjithë! [FOTO]

Tuna dhe Patris Berisha ndahen përfundimisht?! Ky veprim i papritur i këngëtares i habiti të gjithë! [FOTO]

Publikuar më: 14:37 05-12-2020

Tuna dhe Patris Berisha po përfliten se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lidhja mes tyre nisi befasisht dhe u konsolidua shpejt, pasi brenda pak kohësh ata u bënë dhe prindër për herë të parë. Megjithatë, është spekuluar shpesh se Tuna dhe Patrisi janë ndarë, por deri më tani kanë rezultuar të jenë thashetheme.

Por së fundmi, janë ngritur dyshime sa i përket raportit të Tunës me partnerin e saj. Zërat për një ndarje kanë nisur pasi Tuna hoqi mbiemrin e tij nga Instagrami i të birit, duke shkruar Tian Sejdi si dhe gjithashtu partnerin nuk e ka në mesin e personave që i ndjek. Sikur kjo të mos mjaftonte, burime kanë bërë me dije për Prive se këngëtarja është zhvendosur me kohë të plotë në Shkup bashkë me djalin.

20201204_235059.jpg

 

Ndërkaq, Patrisi po jeton në një tjetër apartament të kryeqytetit dhe jo në apartamentin e këngëtares. Megjithatë dyshja ende nuk ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve. Tuna është distancuar nga muzika tashmë prej një viti, dhe të paktën për këtë periudhë nuk ka paralajmëruar asnjë këngë të re.

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998